Deputeti i LDK-së: Dehari i instrumentalizuar nga LVV, të lihen anash inatet e të arrihet marrëveshje politike për dalje nga bllokada - Gazeta Express
string(142) "deputeti-i-ldk-se-avni-dehari-i-instrumentalizuar-nga-lvv-duhet-te-lihen-anash-inatet-e-te-arrihet-marreveshje-politike-per-dalje-nga-bllokada"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 10:47

Deputeti i LDK-së: Dehari i instrumentalizuar nga LVV, të lihen anash inatet e të arrihet marrëveshje politike për dalje nga bllokada

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 10:47

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, teksa ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e sotme, ka thënë se duhet të lihen inatet politike anash dhe të procedohet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“S’është në dorën tonë të krijojmë situata të tjera. Edhe presidentja e tha që këto seanca janë antikushtetuese, sepse po tentohet të imponohet rendi i ditës”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se kryesuesi Avni Dehari është i instrumentalizuar nga LVV dhe se duhet të lihen anash inatet politike dhe të arrihet marrëveshje politike për të dalë nga situata./Express/