Deputeti i AAK-së: Na duhet një Qeveri e unitetit - Gazeta Express
string(47) "deputeti-i-aakse-na-duhet-nje-qeveri-e-unitetit"

Gazeta Express

26/03/2020 13:44

Deputeti i AAK-së: Na duhet një Qeveri e unitetit

Gazeta Express

26/03/2020 13:44

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet e hapur për koalicion me të gjitha partitë politike kosovare

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha. Deputeti Berisha ka thënë se më e mira për Kosovën do të ishte të formohej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike në vend.

Lexo Edhe:

‘’Tashmë presim një qeveri të re të unitetit, që ta tejkalojmë këtë situatë me shumë probleme. Por se çfarë koalicioni do të ketë, mbetet të shihe. Për momentin ka mundësi të ndodh gjithçka. Kjo punë është e hapur. Por mendoj se më së miri do të ishte sikur të bëhej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike kosovare’’, shtoi ai.

Ai duke e komentuar rrëzimin i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend, tha se rënia e Qeverisë Kurti ishte përgatitur me mjeshtëri nga vetë kryeministri, në mënyrë që të largohet nga të gjitha detyrat e tij vendimmarrëse.

 ‘’Shkarkimi i kësaj qeverie ishte përgatitur me mjeshtëri nga kryeministri Albin Kurti, kjo më shumë ishte shmangie nga detyrat dhe vendimmarrja. Përhapja e pandemisë së Coronavirusit do të bëjë të veten edhe me qeverinë Kurti edhe pa qeverinë Kurti”, tha ai.

 Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë sa më shumë në shtëpi dhe të zbatojnë masat.

“Sa i përket pandemisë së Coronavirusit populli duhet të izolohet sa më shumë, sepse Kosova ka kapacitete të kufizuara sa i përket respiratorëve dhe shtretërve’’ theksoi Berisha.

Berisha komentoi edhe veprimin e Kurtit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, ku këtë vendim të tij e konsideroi qeveri fëmijërore.

‘’Kurse shkarkimi i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri i shkarkuar është një qeveri fëmijërore e ish-kryeminstrit, me këso veprime populiste kryeminstri e solli këtë qeveri në këtë situatë të shkarkimit’’ tha Berisha.