Deputeti i AAK-së ka një kërkesë për ministrin Mustafa - Gazeta Express
string(53) "deputeti-i-aakse-ka-nje-kerkese-per-ministrin-mustafa"

Gazeta Express

18/09/2020 11:44

Deputeti i AAK-së ka një kërkesë për ministrin Mustafa

Gazeta Express

18/09/2020 11:44

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, që me seriozitet ta trajtojë problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit.

“Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë Tolaj.


Postimi i plotë:

Duke besuar në vullnetin e mirë të Ministrit të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, bëj thirrje publike që me seriozitet ta trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit. Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre. AT.