Deputeti Haxhi Shala largohet nga Nisma, kalon në AAK - Gazeta Express
string(52) "deputeti-haxhi-shala-largohet-nga-nisma-kalon-ne-aak"

Gazeta Express

06/07/2020 14:43

Deputeti Haxhi Shala largohet nga Nisma, kalon në AAK

Gazeta Express

06/07/2020 14:43

Deputeti Haxhi Shala që nga sot i është bashkuar AAK-së, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, ka shkruar ai.

“Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, tha Haradinaj. /GazetaExpress/