E votoi Kurtin, Asllani thotë se tash e voton edhe Konjufcën për kryeministër - Gazeta Express
string(76) "e-votoi-kurtin-asllani-thote-se-tash-e-voton-edhe-konjufcen-per-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 14:12

E votoi Kurtin, Asllani thotë se tash e voton edhe Konjufcën për kryeministër

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 14:12

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka caktuar atë ai mandatar për Kryeministër.

Në lidhje me këtë zhvillim, deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar për Front Online se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për Kryeministër.

Ai poashtu tha se ka pasur takime me të, dhe se Kosovës i duhet formimi i Qeverisë sa më shpejt.

“Po do ta mbështesë. Kemi pas takime jo vetëm pasi që është nominuar për Kryeministër, por kemi pas takime, kemi pas kontakte, unë besoj qe Kosovës i duhet një Qeveri sa më shpejt me i formu institucionet dhe ne duhet me reflektu”, tha ai

Asllani konfirmon se ai do të japë votën e tij pro formimit të Qeverisë së re udhëhequr nga Glauk Konjufca.