Deputetët votojnë kundër rritjes së rrogave për mjekët dhe policët - Gazeta Express
string(64) "deputetet-votojne-kunder-ngritjes-se-rrogave-per-mjeket-e-police"

Gazeta Express

30/07/2020 18:52

Deputetët votojnë kundër rritjes së rrogave për mjekët dhe policët

Gazeta Express

30/07/2020 18:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që ua rriste pagën profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se amandamenti 64 është në vazhdën e luftës antikovid, konkretisht ngritjen e pagës për policët, andaj kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtij.

Lexo Edhe:

“Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.

Në fund ky amendament nuk kaloi, pasi morri vetëm 24 vota për.