Deputetët për pesë vite shpenzuan pothuajse tre milionë euro për shpenzime të rrugës - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 15:29

Me i fundit

Deputetët për pesë vite shpenzuan pothuajse tre milionë euro për shpenzime të rrugës

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 15:29

Raporti nga analiza e shpenzimeve të rrugës të deputetëve në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2019 që sot Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) e prezantoi tregon se shpenzimi i përgjithshëm në këto pesë vite është 2.895.605 euro, përcjell GazetaExpress.

Anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikollovska, duke e arsyetuar analizën tha se shihet tendencë se ka ulje të shpenzimeve për transport, me atë që në vitin 2015 kompensimet e paguara të deputetëve në Kuvend për shfrytëzimin e automjetit janë 770.883 euro, në vitin 2016 – 698.797 euro, 2017 – 512.000, 2018 – 522.930 euro dhe 2019 – 390.993 euro.

KSHPK konstaton edhe se në periudhën e analizuar, 23 deputetë kanë banesa të veta apo banesa në emër të një anëtari nga familja e tyre e ngushtë, të cilat janë të locuara në Shkup, ndërsa edhe krahas kësaj, ata deputetë kanë pranuar kompensime për shfrytëzim të automjetit për ardhje dhe kthim nga puna, përkatësisht për udhëtim deri në Shkup dhe prapa.

Nikollovska shtoi se vlera e kompensimit të qirasë së banesës për deputetët paraqet 400 euro bruto shumë mujore, ndërsa kompensimi pason në bazë të kërkesës me shkrim e cila përmban deklaratë personale në pronësi apo nën qira të banesës apo shtëpisë, në sipërfaqe më së paku 80 metra katrorë në Shkup.

“Nuk është e qartë se në çfarë mënyre është konstatuar se sipërfaqe më e vogël se 80 metra katrorë është kusht që deputeti të realizojë të drejtën për banesë me qira. A do të thotë kjo se nëse një deputet ka dy banesa me nga 75 metra katrorë, deputeti gjithashtu mund të shfrytëzojë banesë me qira. Gjithashtu, me vendimin nuk është konstatuar e drejta e sipërfaqes maksimale për marrje me qira, varësisht nga ajo nëse deputeti jeton vetë apo me familje. Nga kontratat për qira të cilat na u dërguan, është e dukshme se për sipërfaqes të ndryshme paguhet shumë e njejtë, për shembull, pa dallim të vendit, të lokacionit dhe sipërfaqes së banesës, të gjithë njejtë marrin nga 400 euro kompensim, plus 100 euro kompensim për shpenzime të regjisë”, thotë Nikollovska.

Për ulje të shpenzimeve të rrugës të deputetëve KSHPK propozon rregullim të mëtutjeshëm të kësaj problematike në kuptim të konsolidimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore dhe harmonizimit të saj me mundësitë reale të shtetit dhe nevojat e deputetëve konfirmim të kritereve të sakta për shfrytëzim të të drejtave të kompensimeve të deputetëve në të gjitha bazat, e me tërë këtë të mbulohet me metodologjinë me të cilën në mënyrë të qartë di të konstatohet e drejta, lloji i kompensimit cilët deputetë mund t’i shfrytëzojnë në të gjitha bazat./GazetaExpress/

Besmir Lika