Deputetët nisin të hyjnë në sallën plenare - Gazeta Express
string(42) "deputetet-nisin-te-hyjne-ne-sallen-plenare"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:28

Deputetët nisin të hyjnë në sallën plenare

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:28

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në sallën plenare, ku ishte paraparë që në orën 14:00 të niste seanca për zgjedhjen e re të Qeverisë së Kosovës.

Mandatari Glauk Konjufca pritet të paraqesë para deputetëve përbërjen e ekzekutivit të ri, por ende nuk dihet nëse ai do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë.

Në sallë ende nuk kanë shkuar deputetët e Vetëvendosjes.

Të gjitha partitë tjera të shumicës shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë votë as për Konjufcë.