string(118) "deputetet-listes-srpsvka-e-firmosin-tekstin-e-betimin-me-zotimin-per-mbrojtjen-e-sovranitetit-te-republikes-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 22:13

Deputetët Listës Srpska e firmosin tekstin e betimin me zotimin për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 22:13

Deputetët serbë kanë firmosur teksin e betimit si deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Në dokumentin e firmosur thuhet se zotohen për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e firmosura janë publikuar edhe nga avokati serb Çedomir Stojkoviq në rrjetin social X, i cili të gjithën po e konsideron si lojtë të trefisht të presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Në njërën anë  nxit tensione dhe përplasje të armatosura, siç ndodhi në Banjskë më 2023, nga ana tjetër përpiqet ta bindë opinionin publik serb dhe Kishën Ortodokse se po e mbron Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërkohë, deputetët që kontrollon betohen në institucionet e Kosovës për të ruajtur pavarësinë e saj. Kjo lojë e dyfishtë, madje trefishtë, ka prodhuar vetëm urrejtje, manipulim dhe përplasje të dhunshme – duke nxitur përçarje ndërmjet komuniteteve dhe viktima të pafajshme, në një kohë kur paqja mund të ishte zgjedhja më e thjeshtë dhe më e drejtë”, shkruan avokati serb.

Deputetët e bënë betimin më 19 prill, në tentimin e tretë për ta konstituuar legjislaturën e re.

Seanca konstituive ende nuk është përfunduar, ndonëse janë realizuar 10 vazhdime deri tash.