Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë amendamente për ligjin e gjuhëve - Gazeta Express
string(74) "deputetet-e-vmro-dpmne-se-do-te-dorezojne-amendamente-per-ligjin-e-gjuheve"

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë amendamente për ligjin e gjuhëve

Gazeta Express

10/12/2019 16:06

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë amendamente me qëllim ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe harmonizimin e tij me rekomandimet e Komisionit të Venecias,  deklaroi sot deputeti Dragan Danev.

“LSDM-ja të inkurajohet dhe t’i mbështesë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, kërkoi Danev, i cili nuk precizoi se çka do të përmbajnë propozimet e partisë opozitare. Vetë tha se ata po përgatiten nga deputetët e VMRO-DPMNE-së nga ajo përbërje parlamentare.

Lexo Edhe:

Përkujtoi se edhe gjatë sjelljes së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ata theksuan se ai është në kundërshtim me Kushtetutën dhe jashtë standardeve evropiane. Respektimi i vërejtjeve nga Komisioni i Venecias, tha Danev, janë obligim për shtetin tonë.

Gjithashtu Danevi i bëri thirrje partisë në pushtet që t’i pranojë propozimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski për votimin e ligjit për ndalesë të amnistisë për politikanët, si dhe për ndalesë me politikë të personave të cilët ishin amnistuar.

“Zaevi frikohet të pranojë ligj për verifikimin e prejardhjes së pasurisë të politikanëve të cilët brenda natës arritën pasuri të mëdha. Nëse Zaevi ka pak nder dhe guxim ai do ta pranojë edhe propozimin e kryetarit Mickoski për ndryshime të ligjit për zgjedhje dhe vendosjen e kandidatit mandatar, me çka pretenduesi për kryeministër nuk do të mundet pas zgjedhjeve të fshihet pas imunitetit të deputetit dhe do të largohet nga politika”, tha deputeti  i VMRO-DPMNE-së.