Deputetët e opozitës i ndërhyjnë Kurtit nga ulëset, Konjufca u kërkon të mbajnë qetësi - Gazeta Express
string(86) "deputetet-e-opozites-i-nderhyjne-kurtit-nga-uleset-konjufca-iu-kerkon-te-mbajne-qetesi"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 12:57

Deputetët e opozitës i ndërhyjnë Kurtit nga ulëset, Konjufca u kërkon të mbajnë qetësi

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 12:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur përsëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës, raporton Gazeta Express.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Lexo Edhe:

Pas këtij veprimi të kryeministrit kanë reaguar deputetët e opozitës nga ulëset e tyre.

“Ne jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por jemi në një seancë tjetër”, tha tutje Kurti.

Këtu ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca, që ka kërkuar që deputetët të mbajnë qetësi.

“Qetësi, ju lutem, janë shumë të rëndësishme këto që po thotë”, tha kryetari i Kuvendit.

Kurti ndërkaq vazhdoi duke thënë se në rend të ditës nuk është takimi i të martës që ai do ta mbajë me presidentin serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel.

“Nuk është në rend të ditës takimi i të martës, e dyta, kjo seancë është që ne të nxjerrim mësimet tona nga gabimet tuaja”, tha Kurti./Express/