string(114) "deputetet-e-lvv-se-vazhdojne-ta-godasin-ldk-ne-qe-e-ftuan-ne-koalicion-rexhaj-kurti-me-i-votuar-se-rugova-e-osmani"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 10:05

Deputetët e LVV-së vazhdojnë ta godasin LDK-në që e ftuan në koalicion, Rexhaj: Kurti më i votuar se Rugova e Osmani

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 10:05

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj tha se LDK-ja, me propozimin për qeveri tranzicionale, po dëshiron “të shkojmë prapa”, ndërsa vazhdoi goditjet e bashkëpartiakëve ndaj partisë më të vjetër në vend.

Ai përmendi votat e kryetarit të partisë së tij, Albin Kurti, ndërsa tha se LDK-ja është dashur të ulet dhe të diskutojë me LVV-në për bashkëqeverisje.

“Kot, pra në vend se të ecim përpara, ata propozojnë të shkojmë prapa”, tha ai.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës ka treguar se kryeministri Kurti është lideri më i votuar, më shumë sesa presidenti historik Ibrahim Rugova, më shumë sesa Vjosa Osmani”, tha Rexhaj.

Deputeti tha se LDK-ja “nuk do të ecë para pa PDK-në dhe Aleancën’.