Deputetët e LVV-së që nuk dinë ta shkruajnë fjalën "shqiptar" - Gazeta Express
string(59) "deputetet-e-lvv-se-qe-nuk-dine-ta-shkruajne-fjalen-shqiptar"

Deputetët e LVV-së që nuk dinë ta shkruajnë fjalën “shqiptar”

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:00

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare, raporton Express.

Bëhet fjalë për deputetët: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi.

Lexo Edhe:

Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë këtë fjalë.

Në formularët e publikuar nga Kallxo.com, shihet se në përshkrimin e kombësisë, disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.

Ndryshe, regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit./Express