Deputetët e Listës Serbe arrijnë në Kuvend - Gazeta Express
string(42) "deputetet-e-listes-serbe-arrijne-ne-kuvend"

Gazeta Express

03/06/2020 10:23

Deputetët e Listës Serbe arrijnë në Kuvend

Gazeta Express

03/06/2020 10:23

Deputetët e subjektit politik Lista Serbe janë parë tek hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, raporton T7

Në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

Lexo Edhe:

Lista Serbe është e përfaqësuar në Kuvend me 10 deputetë, të cilët do ta votojnë ekzekutivin e ri.

Lista Serbe do të jenë pjesë e qeverisë Hoti, të përfaqësuar me së paku një zëvendëskryeministër.

Nuk dihet se sa ministri do t’i udhëheqë Lista Serbe në qeverinë e re, pasi akoma nuk është bërë publike marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe këtij subjekti politik. /Express/