string(99) "deputetet-e-ldk-se-ankohen-per-presion-nga-vv-dimal-basha-se-mohon-se-iu-kane-afruar-seshte-ilegale"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:01

Deputetët e LDK-së ankohen për presion nga VV, Dimal Basha s’e mohon se iu kanë afruar: S’është ilegale

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:01

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, nuk ka mohuar se partia e tij po përpiqet të bindë deputetë të partive të tjera për të votuar propozimin e tyre për kryeparlamentare.

Për këtë çështje ai u pyet nga gazetarët në Kuvend pas dështimit të seancës së sotme dhe pas deklaratave të deputetëve të LDK-së se Vetëvendosje po iu bën presion.

Sipas Bashës, “kjo s’është ilegale”.

“Nëse ka diskutime me deputetë, kjo është krejt normale. Por, ne i kemi bërë ofertë krejt partisë për me e bo një koalicion. Komunikimet me deputetë ndodh gjatë gjithë kohës, kjo s’është ilegale”.  

Basha tentoi të paraqesë se tash në seanca nuk po dështon votimi për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, por akuzoi partitë tjera se po e bllokojnë procesin duke mos marrë pjesë në votimin për formim të Komisionit zgjedhor.

“Nuk jemi këtu për me votu Albulenen, por pamundësohet kuorumi për me vazhdu me votimin e fshehtë. Po presim një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese që me ditë me i dhanë udhë kësaj pjese. Janë të paarsyeshme dhe janë absurde me mbajtë komplet shtetin pezull për një komision partitë politike që kanë votuar Gjykatën Speciale e Zajednica”.

“Votimi i fshehtë është duke dështuar për shkak të opozitës. Pyetja le t’i drejtohet opozitës. Nuk jemi as te Albulena, por te Komisioni zgjedhor. Ne po ofrojmë edhe alternativa edhe diskutim me dalë prej këtij ngërçi”.

Basha pretendoi se partia e tij është “konstruktive” për të dalë nga bllokada e krijuar.

“Refuzojnë me votu edhe me votim të hapur Albulenën e të cilët kanë votuar Zajednicën Vuçiqit, Gjykatën Speciale Serbisë e tash vijnë e ankohen për Albulenën. Unë besoj që ata kanë kërkesa tjera, megjithatë ne jemi konstruktivë dhe vazhdojmë me bë thirrje që me dalë nga ngërçi dhe ta votojmë Kryesinë si pako që e kemi ofru dhe vazhdojmë pastaj me afatet e qeverisë”./Express/