Depay edhe më afër Juventusit - Gazeta Express
string(29) "depay-edhe-me-afer-juventusit"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 18:46

Depay edhe më afër Juventusit

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 18:46

Memphis Depay raportohet që është rrugës për ta kompletuar kalimin e tij në Juventus pasi që pritet ta arrijë një marrëveshje për shkëputje të kontratës me Barcelonën

Holandezi 28 vjeçar ju bashkua Blaugranës vitin e kaluar si transfer i lirë duke u larguar nga Olympique Lyon, por pritet që të largohet edhe nga klubi i ri pasi që klubi po punon që të zgjedh disa probleme financiare.

Lexo Edhe:

Kjo gjendje detyron Barcelonën që të largojë disa lojtarë dhe Depay dëshiron të largohet pasi që është në kërkim të një aventure të re.

Siç raporton Mundo Deportivo, Depay pajtohet tani që ta shkëpusë kontratën me Barcelonën, duke ju bashkuar kështu klubit si transfer i lirë. Lojtari thuhet së është pajtuar për një kontratë dy vjeçare me Juventusin, ku besohet se ai do të fiton pesë milionë euro neto në sezon plus dy milionë bonuse.

Detajet finale janë duke u zgjidhur dhe Depay pritet të largohet nga Katalonia për në Torino në javën e ardhshme ku do t’i bashkohet skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Gjatë vitit të tij të parë në Barcelonë, 28 vjeçari shënoi 13 gola dhe bëri dy asiste në 36 ndeshje në të gjitha garat. /GazetaExpress/