Departamenti i Shtetit zotohet se do të ndërmarrë masa kundër “të huajve” që po lavdërojnë vrasjen e Charlie Kirk - Gazeta Express
string(111) "departamenti-i-shtetit-zotohet-se-do-te-ndermarre-masa-kunder-te-huajve-qe-po-lavderojne-vrasjen-e-charlie-kirk"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 17:39

Departamenti i Shtetit zotohet se do të ndërmarrë masa kundër “të huajve” që po lavdërojnë vrasjen e Charlie Kirk

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 17:39

Në një postim në X, zëvendëssekretari i shtetit i SHBA-së, Chris Landau, ka thënë se i ka udhëzuar zyrtarët konsullorë të “ndërmarrin veprime të përshtatshme” kundër çdo “të huaji që lavdëron dhunën dhe urrejtjen”.

Ai shtoi se “është i neveritur kur sheh disa në mediat sociale duke lavdëruar, racionalizuar ose duke e shpërfillur” vrasjen e Kirk, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Landau theksoi se zyrtarët konsullorë do të monitorojnë gjithashtu postimin e tij për të mbledhur informacione nga përdoruesit që shohin postime që nuk janë në përputhje me pikëpamjet e departamentit.

Kirk, një aleat i Presidentit Trump, u qëllua me armë në një universitet të Utah-ut, ndërsa zyrtarët thonë se i dyshuari “duket të jetë në moshë kolegji” dhe iku “në një lagje”.