Departamenti i Shtetit demanton Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, vendimi për pezullim bazohet në veprimet e qeverisë - Gazeta Express
string(142) "departamenti-i-shtetit-demanton-kurtin-per-dialogun-strategjik-te-pasakta-deklarimet-e-tij-vendimi-per-pezullim-bazohet-ne-veprimet-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 22:48

Departamenti i Shtetit demanton Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, vendimi për pezullim bazohet në veprimet e qeverisë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 22:48

Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim për gazetën Nacionale.

“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.

Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.