Denur Paçaku: Romët sot festojnë për kulturën, por jo edhe për kushtet socio-ekonomike që jetojnë - Gazeta Express
string(95) "denur-pacaku-romet-sot-festojne-per-kulturen-por-jo-edhe-per-kushtet-socio-ekonomike-qe-jetojne"

Denur Paçaku: Romët sot festojnë për kulturën, por jo edhe për kushtet socio-ekonomike që jetojnë

Gazeta Express

08/04/2020 14:27

Denur Paçaku, djali i ish-deputetit të ndjerë, Kujtim Paçaku, ka shkruar me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Ai ka thënë se në këtë datë promovohet lartë historia dhe baza kulturore rome që ka mbijetuar ndër vite.

Lexo Edhe:

“Në tetë prill, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, promovohet e lartëçmohet baza kulturore e historia rome. Që, për fat mbeti gjallë”, ka shkruar Paçaku.

Megjithatë Paçaku thotë se kjo ditë nuk mund të jetë festë sa i përket aspektit social e ekonomik të komunitetit rom.

Ai thotë se sa i përket kushteve të jetesës së këtij komuniteti, 8 prilli është një festë e gëzimit për ngushëllim.

“Ndërsa, për jetën ekonomike e sociale, kjo nuk është festë e gëzimit për hare. Por festë e gëzimit për ngushëllim”, ka potencuar Denur Paçaku.

Ndërkohë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka shkruar edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka uruar komunitetin rom që jetojnë në Kosovë, duke thënë se do të punojë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim./Express/