Denoncoi Saimir Tahirin, ish- shefi i Anti- drogës shpallet në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri - Gazeta Express
string(104) "denoncoi-saimir-tahirin-ish-shefi-i-anti-droges-shpallet-ne-listen-e-personave-me-te-kerkuar-ne-shqiperi"

Gazeta Express

29/01/2020 14:27

Denoncoi Saimir Tahirin, ish- shefi i Anti- drogës shpallet në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri

Gazeta Express

29/01/2020 14:27

Dritan Zagani, ish-shefi i Anti- drogës së Qarkut të Fierit, i cili ka fituar azil politik në Zvicër për shkak të përplasjeve të forta që pati me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shpallur në listën e personave më të kërkuar në Vlorë.

Ka qenë vetë Zagani ai që publikon tabelën e policisë, aty ku figuron i teti në listë mes personave më të kërkuar në Vlorë.

Lexo Edhe:

“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listën e “trimave” për qarkun Vlorë…

Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!

P.s…Po Interpoli ça pati, pse ua menderosi kartelën e kuqe për mua… eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bëjnë pastaj”, shkruan Zagani.

Por ai nuk e lë me kaq, duke reaguar sërish.

Reagimi-Zagani

“E keni parasysh kur ndjen nostalgji për tabelën e nderit në shkollë, dhe ti ke qenë me foto si pionier i dalluar me atë shallin e kuq në qafë.

Dhe fap, pa pritur këtë mall ta heq policia që s’duam , të vendos të rreshti i parë, e në vend të shallit kuq, vë kartelë të kuqe. Ngado ta sjellim Albanistan dalim”, shkruan Zagani.