Denoncoi Princin për përdhunim, 'skllavja' e Epsteinit ka frikë se do ta vrasin - Gazeta Express
string(76) "denoncoi-princin-per-perdhunim-skllavja-e-epsteinit-ka-frike-se-do-ta-vrasin"

Denoncoi Princin për përdhunim, ‘skllavja’ e Epsteinit ka frikë se do ta vrasin

Gazeta Express

11/12/2019 22:50

Virginia Roberts, në një postim drithërues në rrjetet sociale, shpreh frikën e saj se njerëz pranë oborrit mbretëror britanik mund ta ekzekutojnë.

Në postimin e saj ajo shkruan se “nuk është tipi vetëvrasës” dhe nëse vdekja e saj do të duket e tillë, të hetojnë më tej.

Lexo Edhe:

Ky postim tregon frikën e saj se mund të vritet dhe vdekja e saj mund të kamuflohet si një vetëvrasje.

Duka i Jorkut, princi Andrew, është përballur me kontrolle të ashpra në muajt e fundit pasi u zbulua lidhja e tij e ngushtë me pedofilin miliarder Epstein.

Princi Andrew u njoh me Epstein në vitet 1990 dhe mbeti mik edhe pasi financieri vuajti një dënim prej 13 muajsh për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.

‘Skllavja’ e Epsteinit, Virginia Roberts pretendoi në dokumente gjyqësore se ajo ishte detyruar të bënte seks me Dukën e Jorkut kur ishte 17 vjeçe.

Ajo pretendoi se Andrew fjeti me të tre herë, megjithëse princi i ka mohuar me forcë akuzat.