Një specialist i teknologjisë informative është burgosur për nëntë vjet pasi vrau një mjeke që punonte si prostitutë në Rusi.
33 vjeçari Maxim Gareyev, i diplomuar në Britani, pranoi vrasjen me thikë të 24-vjeçares Ekaterina Semochkina në Moskë.
Gareyev u tha hetuesve se sulmoi Semochkina pasi ajo ofendoi pasurinë e tij, karakterin dhe aftësitë në seks, pasi ishin takuar për të bërë seks me pagesë.
Trupi i Semochkina u zbulua i zhveshur në një valixhe në apartamentin e saj, me fytin e prerë. Nëna e viktimës Dr Olga Semochkina, tha në gjykatën e Moskës se kishte shkuar për të kontrolluar, kur e bija nuk përgjigjej në telefon.
“E gjeta vajzën time të mbyllur në një valixhe. Valixhja e madhe e kuqe ishte në mes të dhomës… dhe nisa të ulëras”, tha ajo.
Edhe babai i Ekaterinas, Dr Stanislav Semochkin, mjek urolog, nxitoi për ta shpëtuar, por shpejt kuptuan se kishte vdekur.
Gareyev tha se e vrau atë sepse tallej. Ekaterina sapo ishte diplomuar në mjekësi dhe ishte blogere bukurie në Instagram ku kishte 85.000 ndjekës.
Ajo punonte gjithashtu si prostitutë për rreth 150 funte në orë për të plotësuar të ardhurat. Gareyev tha se ajo tallej me të sepse nuk ishte aq i pasur sa meshkuj të tjerë, me të cilët ajo shkonte, dhe se nuk e kënaqte në krevat.
Ai tha në komisionin rus të hetimit se “pasi bënim seks ajo tallej me mua. Humba kontrollin, mora thikën në kuzhinë dhe e godita”.
Prindërit e viktimës, që morën pjesë në dënimin e Gareyev, mohonin se ajo punonte si prostitutë.