Dënohet me vdekje edukatorja kineze që helmoi 25 fëmijë të çerdhes për hakmarrje ndaj koleges - Gazeta Express
string(93) "denohet-me-vdekje-edukatorja-kineze-qe-helmoi-25-femije-te-cerdhes-per-hakmarrje-ndaj-koleges"

Dënohet me vdekje edukatorja kineze që helmoi 25 fëmijë të çerdhes për hakmarrje ndaj koleges

Gazeta Express

29/09/2020 9:36

Një gjykatë në Kinë e ka dënuar me vdekje një edukatore për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Ëang Yun u arrestua vitin e kaluar në një çerdhe fëmijësh në qytetin Jiaozuo. Fëmijët ishin dërguar në spital me shenja të helmimit pasi e kishin ngrënë ushqimin e mëngjesit.

Lexo Edhe:

Gjykata tha se edukatorja kishte vendosur nitrit natriumi në ushqimin e fëmijëve për të cilët kujdesej kolegia e saj si hakmarrje pas një dështimi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Incidenti kishte ndodhur më 27 mars të vitit të kaluar, duke e shokuar tërë Kinën dhe duke u bërë lajm edhe në mediet botërore.

Në atë kohë ishte raportuar se 23 fëmijë kishin të vjella pasi kishin ngrënë mëngjes. Policia i kishte filluar hetimet pas dyshimeve se fëmijët janë helmuar nga edukatorja.

Njëri nga fëmijët e helmuar vdiq në janar pasi kishte qëndruar për dhjetë muaj në spital.

Gjykata kineze tha se kjo nuk është hera e parë që zonja Yun helmon njerëz pasi më parë kishte blerë nitrit përmes internetit për ta helmuar bashkëshortin e saj.

Ndryshe, nitriti i natriumit shpesh përdoret si shtesë në ushqime të ndryshme, por mund të jetë helmues, nëse përdoret në sasi të madhe.

Ndonëse Kina nuk e publikon numrin e personave që i ekzekuton, grupet për të drejtat e njeriut besojnë se në këtë shtet çdo vit kryhen mijëra ekzekutime nga autoritetet. Dënimi me vdekje zbatohet përmes injeksionit vdekjeprurës ose me qitje armësh.