Dënohet me një vit e dy muaj burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për shitblerje të narkotikëve - Gazeta Express
string(95) "denohet-me-nje-vit-e-dy-muaj-burgim-dhe-500-euro-gjobe-i-akuzuari-per-shitblerje-te-narkotikeve"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 15:51

Dënohet me një vit e dy muaj burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për shitblerje të narkotikëve

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 15:51

Gjykata Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të fajësisë e ka shpallur fajtor A.TH dhe e ka dënuar me një vit e dy muaj burgim dhe 500 euro gjobë për shitblerje të narkotikëve.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjykatësi Radosllav Markoviq, raportin “Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

Të njëjtit në dënimin me burg do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 gushti 2021 deri më 10 dhjetor 2021.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 50 euro, si dhe në emër të fondit për kompensim e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën, të akuzuarit i konfiskohet marihuana me peshë rreth 970.64 gram si dhe monedhat e përshkruara në aktakuzë.

Në këtë seancë u mbajt edhe shqyrtimi fillestar, ku fillimisht gjykatësi Radosllav Markoviq bëri të ditur se avokat sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin A.Th është caktuar avokati Vehbi Beqiri, ku lidhur me këtë u pajtua edhe i akuzuari.

Prokurori Njazi Rexha, para se të vazhdonte me leximin e aktakuzës e bëri një ndryshim sa i përket kualifikimit juridik, ku kërkoi që të fshihet teksti “e lidhur me nenin 275, paragrafi 1, pika 1.9 të Kodit Penal”.

Pas kësaj, i akuzuari A.Th pas leximit të aktakuzës nga prokurori Njazi Rexha, e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë dhe ky pranim fajësie u aprovua nga gjykatësi Markoviq.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 25 shkurt 2021 kishte përpiluar aktakuzën kundër A.Th, i cili ngarkohej se më 12 gusht 2020, në rrugën “Sofra” ne fshatin  Kçiq i Madh, Komuna e Mitrovicës, pa autorizim e me qëllim shitje ka poseduar substanca narkotike të llojit “Marihuanë”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, A.Th derisa drejtonte veturën e markës “Opel Corsa” është ndalur nga njësiti i DHTN-së jugu në Mitrovicë dhe pas legjitimimit dhe kontrollimit në bagazhin e veturës te vendi i gomës rezervë është gjetur një qese e madhe me substancë narkotike marihuanë me peshë rreth 970.64 gram dhe para të gatshme euro në xhepin e të pandehurit, në shumë prej 3 mijë e 900 euro, ndërsa në fijokun e pasagjerit te veturës janë gjetur para të gatshme në shumë prej 496 euro, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal, e lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë se me burgim prej dy deri në tetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.