GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela. Avokati përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar dhe si përfundim do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Ai akuzohet nga SPAK për ndërhyrje në disa dosje, mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’.
Vetëm dy ditë më parë GJKKO dënoi me 4 vite burg edhe ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë po në këtë dosje.
Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yauris”.