Dënimi në mungesë, avokati Kërveshi: S'e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shalës - Gazeta Express
string(84) "denimi-ne-mungese-avokati-kerveshi-se-kemi-mbylle-punen-per-rastin-e-dr-hafir-shales"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:29

Dënimi në mungesë, avokati Kërveshi: S’e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shalës

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:29

Avokati i familjes së mjekut të zhdukur Hafir Shala, Kujtim Kërveshi, ka reaguar pas dënimit në mungesë me 15 vjet burgim për Slavisha Filiq.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barrëra për ti sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bente bashkë me dy persona të tjerë, shqipar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte pare te gjallë askush. Dy bashkëudhetarët ishin deshmitar okular.”

Ai ka thënë se hetuesit policorë, një prej tyre i ndjeri Fadil Syleviqi, e kishin kuptuar se kush e kishte rrëmbyer Dr. Hafir Shalën, por nuk kishin mandat të hetonin pjesëtarët e shërbimit shtetëror.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, z Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjestar i sherbimit shteteror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë.”

Në fund ai ka thënë se nuk ka përfunduar puna për rastin e Dr.  Hafir Shalës.

“Angazhimi jonë Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shiptarëve! Dr Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal! Ndër pasuritë e medha kombetare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr Shala!  Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim!  Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq!”