Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies - Gazeta Express
string(90) "denimi-i-valon-aliut-per-vrasjen-e-erona-coklit-osbe-moment-i-rendesishem-i-llogaridhenies"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 12:36

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 12:36

Ditë më parë, gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Valon Aliun me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli.

Lidhur me këtë ka reaguar OSBE, duke thënë se, edhe pse aktgjykimi s’është përfundimtare meqë mbetet subjekt i ankesës, ai përfaqëson një moment të rëndësishëm për llogaridhënie.

‘‘Në të njëjtën kohë, rasti thekson rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve efektive institucionale ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe mbrojtjes së grave në rrezik’’, thuhet në reagimin e OSBE’së.

Tutje, nga misioni shtohet edhe se, ata do vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet, përfshirë nxjerrjen e aktgjykimit të shkruar, në përputhje me mandatin e tij për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të promovuar llogaridhënien.

Advertisement
Advertisement
Advertisement