Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja   - Gazeta Express
string(124) "denimi-i-sllavisha-filiq-per-zhdukjen-e-hafir-shales-djali-i-doktorit-e-kemi-mirepritur-vendimin-ska-kursyer-asgje-nga-vetja"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 17:50

Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja  

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 17:50

Sot, gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq. Ky gjykim është zhvilluar në mungesë. Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Rreth këtij rasti, i ftuar në Frontal në T7, ka qenë Gentrit Shala, djali i Hafir Shalës.

Ai ka thënë se familja e mjekut Shala e ka mirëpritur vendimin e gjykatës, dhe se familja e ka ditë nga fillimi se askush nuk mundet me nxjerrë të vërtetën se institucionet për të cilat ka kontribuar mjeku Shala.

‘‘Familja ka pritur tash e 27 vite të hidhet dritë mbi rastin e babit. Rasti i babit është trajtuar nga UNMIK dhe EULEX të cilët kanë ngecur, duke mos arrite të hedhin dritë. Askush nuk mundet me mirë me nxjerrë të vërtetën se sa vetë institucionet për të cilat babi ka kontribuar. Aktgjykimin e sotëm familja e ka mirëprit. Është dënuar me një dënim kapital. Tani familja është duke pritur që procesi të vazhdojë tutje, sepse janë edhe dy persona tjerë të dyshuar jemi në prije të identifikimit. Ende nuk janë identifikuar’’, ka thënë ai.

Tutje, Gentriti ka bërë të ditur edhe se babai i tij, ka qenë një nga organizatorët e aksionit të parë të UÇK-së në Drenas.

‘‘Në bazë të informatave që kemi ai jeton në Serbi. Momenti kur është arrestuar babi unë kam qenë tri vite e gjysmë. Një njeri që s’ka kursyer asgjë nga vetja. Si i ri kishte themeluar një grup së bashku me Fehmi Lladrovcin. Pas ndaljes nga burgu babi se ka ndalur veprimtarinë e tij.  Babi ka qenë njëri prej bashkë organizatorëve të aksionit të parë të UÇK-së në Drenas. Babi ka qenë edhe aktivist i KMDLNJ-së’’, ka thënë ai mes tjerash.