Dënimi i FBK-së i rëndë për Trepçën, i lehtë për Prizrenin - Gazeta Express
string(57) "denimi-i-fbk-se-i-rende-per-trepcen-i-lehte-per-prizrenin"

Basketboll

Gazeta Express

22/09/2021 11:36

Dënimi i FBK-së i rëndë për Trepçën, i lehtë për Prizrenin

Basketboll

Gazeta Express

22/09/2021 11:36

FBK ka shqiptuar dënime për eksesin e ndodhur pas ndeshjes Trepça – Prizreni kur u sulmua Ivan Koleviq. Ky vendim ka ngjall reagime te të dyja klubet.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ia ka shqiptuar Trepçës një dënim prej mbi 8 mijë eurosh, përfshirë këtu edhe dënimin e tre lojtarëve të saj me nga 600 euro, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky dënim i Komesarit të Garave vjen pas eksesit që ndodhi të dielën pas përfundimit të ndeshjes elitare në mes Trepçës dhe Prizrenit, kur disa tifozë e kanë sulmuar fizikisht basketbollistin e prizrenasve, Ivan Koleviq.

Por, ky dënim i duket i rëndë Trepçës, ndërsa të lehtë e konsideron Prizrenit. Prizrenasit thonë se edhe ndeshja do të duhej të regjistrohej me rezultat zyrtar në favor të tyre.

“Ju njoftojmë publikisht se juristët e klubit janë duke e përpiluar raportin dhe si të tillë do njoftojmë gjithë organet e FIBA-s për rastin dhe vendimin e shkallës së parë që është bërë nga Komesari i Garave. Dhe të konfirmohet se ndeshja është e kryer vetëm atëherë kur protokolli i ndeshjes nënshkruhet 20 minuta pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarëve në ndeshje”, thuhet në reagimin e Prizrenit, që ankohet në pritjen e mitrovicasve.

Komesari i Garave përpos dënimeve ndaj Trepçës dhe tre lojtarëve të tyre, po ashtu e ka dënuar edhe një zyrtar të klubit me përjashtim të përjetshëm nga basketbolli, raporton Gazeta Express

Kjo ka ngjallur reagim të Trepçës, e cila e konsideron dënimin të rëndë për të.

“Dënimi i shqiptuar ndaj zyrtarit të klubit është arbitrar dhe në kundërshtim me propozicionet e garave. Sipas propozicioneve, një vendim i tillë mund të merret për lëndime të rënda, ndërsa të tilla nuk mund t’i cilësoj askush pa bazë të dokumentuar. Këto dënime konsiderohen shumë të rënda dhe të njëanshme për ngjarjen në të cilën iniciatori kryesor ka qenë Koleviq, të cilit çuditërisht nuk i është shqiptuar asnjë masë disiplinore”, thuhet në reagimin e Trepçës ku i bëhet thirrje Komesarit dhe FBK-së që të rishqyrtojnë vendimet.

Ndeshja në mes Trepçës dhe Prizrenit ka përfunduar me rezultat 97:90, për mitrovicasit. /GazetaExpress/