Dënimi i Bashës, Kusari: Nëse do të përdorej standardi i Bashës, ai ish shku në burg për shpifje - Gazeta Express
string(93) "denimi-i-bashes-kusari-nese-do-te-perdorej-standardi-i-bashes-ai-ish-shku-ne-burg-per-shpifje"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:40

Dënimi i Bashës, Kusari: Nëse do të përdorej standardi i Bashës, ai ish shku në burg për shpifje

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:40

Juristja e mediave Flutura Kusari ka komentuar vendim e Gjykatës Themelore të Ferizajt për dënimin e Dimal Bashës për shpifje.

Duke komentuar kërkesën e më hershme të Bashës që shpifja të konsiderohet si vepër penale, ajo ka rikujtuar se sipas këtij standari deputeti i VV-së do të duhej të shkonte në burg.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë.

“Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje. Pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë. Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizu dhe shpresoj të gjej kohën me publiku një analizë të këtij vendimi”, ka shkruar ai.