Dendias me Kurtin u takuan në Gërmi, kryetemë e vizitës ishte dialogu me Serbinë - Gazeta Express
string(79) "dendias-me-kurtin-u-takuan-ne-germi-kryeteme-e-vizites-ishte-dialogu-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2023 21:30

Dendias me Kurtin u takuan në Gërmi, kryetemë e vizitës ishte dialogu me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

12/03/2023 21:30

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias erdhi për vizitë në Kosovë këtë të dielë, duke u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gazetare: Laura Celaj

Vera në tavolinë sinjalizon një bisedë të relaksuar.

Takimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias u zhvillua në një ambient jo zyrtar e ku u diskutuan çështjet kryesore me të cilat po preokupohet Kosova.

Pas kësaj dreke, i pari ekzekutivit kosovar tregoi se çka kishin si tema në tavolinë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për shtetin grek.

Ministri grek u takua edhe me presidenten e vendi veçse në një ambient më zyrtar.

Për të u hapën edhe dyert e Presidencës të dielën.

Pasi u akomoduan në zyrën e shefes së shtetit, mediat u lejuan vetëm te marrin pamje.

Megjithatë presidentja Osmani përmes rrjeteve sociale tregoi se për çfarë biseduan në këtë takim të mbyllur.

Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike.

Në orët e pasdites ministri grek u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schëarz.