Dëmtohet një gyp i ujësjellësit, këto lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë - Gazeta Express
string(78) "demtohet-nje-gyp-i-ujesjellesit-keto-lagje-te-prishtines-mund-te-mbesin-pa-uje"

Dëmtohet një gyp i ujësjellësit, këto lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

Gazeta Express

27/05/2020 13:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës”, ka bërë të ditur Ujësjellësi.

Lexo Edhe:

Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet të sanohet diku në orët e pasdites së sotme.

“Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1. Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike janë duke e bërë të pamundurën që të sanohet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.