Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik, dëmi vlerësohet 50 mijë euro - Gazeta Express
string(74) "demtohen-11-autobuse-te-nje-kompanie-ne-junik-demi-vleresohet-50-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:11

Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik, dëmi vlerësohet 50 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:11

Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë dëmtuar në parkingun e kompanisë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën pasdite.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se sipas vlerësimit të kompanisë dëmi llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro.

“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.