Demolli: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për Hamide Magashin, nuk iu besojmë institucioneve tona - Gazeta Express
string(96) "demolli-do-te-kerkojme-hetim-nderkombetar-per-hamide-magashin-nuk-iu-besojme-institucioneve-tona"

Gazeta Express

01/12/2022 20:40

Demolli: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për Hamide Magashin, nuk iu besojmë institucioneve tona

Gazeta Express

01/12/2022 20:40

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar për vrasjen e Hamide Magashit.

Demolli në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se nuk i besojnë më institucioneve të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo shtoi se do t’i drejtohen komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Evropës për të bërë një hetim ndërkombëtar.

“Ky rast është për hetim ndërkombëtar, ne nuk ju besojmë institucioneve tona. Do ti drejtohemi komisioneres për të drejtat e njeriut të Evropës që të na dërgojë një hetim ndërkombëtar për rastin e këtij femicidi dhe e rasteve të tjera.

Te shohim se cka po ndodh, a i kanë bazat e njëjta, a ka dorë patriarkati, a ka dorë krejt shtetit, pasi që disa gra na kanë shku në urdhrin mbrojtës. A po lexohet mirë nga Policia ky urdhër mbrojtës”.