string(105) "demokracia-nuk-mund-te-mbetet-peng-i-kalkulimeve-politike-melos-kolshi-i-ikd-se-kritikon-ashper-deputetet"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:48

“Demokracia nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike”, Melos Kolshi i IKD-së kritikon ashpër deputetët

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:48

Dështimi i njëzet e dytë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon të shkaktojë reagime në opinionin publik dhe atë profesional.

Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili përmes një lidhjeje direkte në emisionin Kosova Live ka komentuar zhvillimet e fundit dhe performancën simbolike të organizuar nga shoqëria civile para Kuvendit.

Kolshi u shpreh i drejtpërdrejtë në vlerësimin e tij për situatën, duke thënë se “demokracia nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike”.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti as në tentimin e 22-të të formojë komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – refuzuan edhe njëherë të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision, duke bllokuar vazhdimin e procesit.

Për ta dënuar këtë qasje të klasës politike, disa organizata të shoqërisë civile ndërmorën një performancë simbolike para hyrjes së Kuvendit.

Ata vendosën ulëse që simbolizonin sallën plenare, të shoqëruara me pankarta me mesazhe të forta, si: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, dhe “Ky nuk është serial – është shteti ynë”.

Sipas Kolshit, kjo performancë e pasqyron saktësisht frustrimin e qytetarëve me një Kuvend që ka shndërruar jetën parlamentare në një skenë bllokade të vazhdueshme politike. /GazetaExpress/