Demokracia kosovare, pas coronavirusit? - Gazeta Express
string(37) "demokracia-kosovare-pas-coronavirusit"

Demokracia kosovare, pas coronavirusit?

Gazeta Express

27/04/2020 11:50

Shkruan: Fadil Maloku

1. Termi që më së shumti me gjysmë zëri shqiptohet në qarqet politike, por jo edhe gjithaq në ato akademike është padyshim ai i shquar dhe i identifikuar si protodemokraci (proto-democracy). Termi në fjalë më së miri ilustron statusin: social, atë ekonomik, e sidomos atë kulturorë të një vendi apo shteti që është në përpëlitje e sipër të ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike, qysh jemi ne. Pra, thënë më thjeshtë tentativa për t’i instaluar vlerat e reja jo vetëm në formë improvizimi ashtu siç zakonisht ndodhi apo të paktën po ndodhë në disa vende që janë duke përjetuar akoma“ethet” e kësaj periudhe, por edhe në përmbajtje dhe esencë të përvojës nga vendet me një traditë të dëshmuar demokratike perëndimore. Këtë tip mund ta hasim në vendet e Evropës Lindore dhe ta asaj Jugore, por gjithsesi në këtë kuadër duke përfshirë edhe pjesën e Ballkanit Perëndimor, pra edhe neve si Kosovë.

Lexo Edhe:

2. Por, si është e mundur që këto vende që në jashtësi e posedojnë atë “ikonografinë” e nevojshme institucionale siç janë: kuvendi, sistemi pluralist politik, pastaj bazën e qeverisjes përfaqësuese, së bashku me mekanizmat e organizimit të zgjedhjeve të lira, dhe procedurat gjyqësore, së bashku me korpusin e mediave të lira, e në ndërkohë ato s’mund të themi se janë vende apo të paktën që janë vende në kuptimin e plotë demokratike. Themi s’janë demokratike, apo nuk na bindin se janë tamam tipike demokratike edhe për faktin se nuk përfaqësojnë akoma limitet e normave dhe të vlerave, pra parimet fundamentale të mundësive të barabarta të llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës në shumicën e sferave të jetës shoqërore, politike, ekonomike e sociale.

3. Pra shkurt, demokracinë si një diktaturë të ligjit Kosovës, kur t’i shtojmë edhe mbikëqyrjen strikte nga ana e faktorit ndërkombëtar apo nga qendrat e vendosjes globale, kuptojmë se ideja e instalimit të demokracisë së mirëfilltë, në realitet është apo mbetet akoma vetëm një synim e dëshirë e qytetarëve të saj, edhe për faktin se shumicën e vendimeve të rëndësishme jo vetëm për sigurinë, gjyqësinë, pastaj rendin etj. , nuk i bien vetëm qeveritarët e zgjedhur me votën e tyre, por edhe qendrat tjera globale që janë duke e menaxhuar gjithë procesin e instalimit të këtij sistemi në këtë pjesë të rajonit. Kështu që për rastin e Kosovës, për të ilustruar këtë lloj apo tip demokracisë, termë me adekuat se termi i protodemokracisë, tani për tani unë nuk mund të themi se kemi. Kjo është e kuptueshme dhe kujtojë e pranueshme edhe për një arsye tjetër, se: Kosova, de facto dhe de jure në një mënyrë apo si shumica e vendeve të dalura nga ish sistemi postsocialist, nuk kishin ndonjë përvojë të gjatë dhe të theksuar (e për të mos thënë asfare!) në ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike.

4. Gjithashtu, duhet cekur që sot në shumicën e rasteve në diskurset politike, por edhe ato shkencore sociologjike mund të dëgjojmë edhe për terma tjerë ilustrativ për gjendjen dhe statusin sociale, politik, ekonomik e kulturor të vendeve që kanë filluar të ndërtojnë apo i kanë përfunduar së ndërtuari institucionet e reja demokratike. Më së shpeshti nga kjo terminologji do shtoja përdorën termat dhe konceptet tashmë të njohur ndër qarqet akademike, si janë ato mbi një: “demokraci të brishtë” , “demokraci të kontrolluar” , “demokraci të pakonsoliduar”, “demokraci fillestare”, “demokraci e tranzicionit”, demokraci pa “demokraci” , “demokraturë”…etj. Shoqëria kosovar është një shoqëri periferike. Shoqëria kosovare e pasluftës duket se iu ekspozua midis shumë formave të presionit dhe ekzaltimit edhe një fenomeni të ri që në sociologjinë bashkëkohore njihet si fenomen i “periferizimit”. Kur të analizohet në kontekstin zhvillimeve aktuale mendoj që fenomeni i “periferizimit”, nuk duhet të vihet edhe gjithaq në analogji me termin e përdorur nga Imanuel Wallerstein mbi “qendrën dhe periferinë”. Ngaqë, jam i bindur thellë se procesi i “periferizimit” në rastin e Kosovës, në fakt përveç kriterit të raportit “qendrës” me “periferinë” i ka edhe disa specifika të veta të reja që kujtojë se kolegët tanë të rinj në të ardhmen do të duhej t’i identifikonin dhe elaboronin me qartë dhe më thukët. Tash për tash, po më duket që ky koncept u adresohet më shumë raportit të ndryshimeve sociale, e sidomos atyre kulturore, se sa tyreve juridike e politike që janë duke ndodhur pa ndalur në të gjitha poret e jetës në Kosovën e pasluftës. Pra, cilësimi social, ekonomik e kulturor si një kualitet i ri sociologjik kujtojë që mund të shfrytëzohet pa mëdyshje si një parametër i denjë për të shpjeguar e ilustruar fenomenin në fjalë.

5. Them kështu edhe për shkak, se Kosova si gjeografi, mentalitet, kulturë e padyshim edhe si etnopsikologji aktualisht është në fazën e një procesi shoqëror të absorbimit e në të njëjtën kohë edhe të identifikimit me vlerat perëndimore që kushtimisht nënkupton respektimin e kriterit që sociologu Imanuell Wallerstein, merr për bazë të kualifikimit të raportit në fjalë. Pra, meqenëse Kosova gjendet në një fazë të atillë emancipimi e padyshim edhe ndikimi nga agjensit e rendit te ri botëror, që përveç ekspansionit të bujshëm premtues ekonomik përmbajnë edhe fenomenin e ikjes apo fluktimit nga ambienti rural në atë urban (shkaku i rrezikut nga skamja, injoranca, etj.), pra, një procesi tjetër të identifikimit me sistemin e ri vleror perëndimor, atëherë fenomeni i “periferisë” në raport me “qendrën” është e natyrshme të marr dimensione të reja që tani nuk është e thënën të posedojë ekskluzivisht vetëm atributet e raportit global me atë lokal. Raporte, këto që kujtojë se pa hezitim e pasurojnë përveç sfondit edhe vetë procesin e ri që është duke u zhvilluar në kontekst të rrethanave të reja, pra atyre të tranzicionit dhe sidomos atyreve te periudhës postpandemike. Ky”fakt” i ri dirkemian është pikërisht ai elementi apo kriteri i ri që kujtojë se e pasuron konceptin e “periferizmit”dhe përgjithësisht situatat e ngjashme nëpër të cilat jo domosdoshmërisht është e thënë, kalojnë shoqëritë e tranzicionit ku Kosova, dosido mund të shërbejë si një kampion tipik i ilustrimit, por,padyshim edhe i përjashtimit. Mirëpo, situatat e reja postpandemike, mund ta vënë nē diskutim jo demokracinë, por, raportet qē do i podhojē kjo situatē e re sociale, polike, e sidomos ekonomike e kulturore, qē do pasojē…