Demiral në ndihmë të Turqisë, shiten tri fanellat e nxjerra në ankand - Gazeta Express
string(68) "demiral-ne-ndihme-te-turqise-shiten-tri-fanellat-e-nxjerra-ne-ankand"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 12:33

Demiral në ndihmë të Turqisë, shiten tri fanellat e nxjerra në ankand

Futboll

Gazeta Express

09/02/2023 12:33

Ndërsa plagët e tërmetit të fuqishëm që preku Turqinë dhe Sirinë vazhdojnë të shërohen, bota e sportit vazhdon të mbështesë viktimat e prekur nga kjo fatkeqësi.

Merih Demiral, ish-lojtari i Juventusit, ka nxjerrë në ankand një fanellë të Cristiano Ronaldos të nënshkruar, e cila ishte në koleksionin e tij.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, Bonuçi dhe Dybala kanë bërë të njëjtën gjë duke i ardhur në ndihmë ish-shokut të tyre të skuadrës.

Mbrojtësi turk njoftoi më parë se Dybala dhe Bonuçi do të dhuronin fanellat e tyre për t’u shitur në ankand dhe të ardhurat do të shkonin për ndihma.

3 fanellat që Merih Demiral nxorri në ankand u shitën për një total prej 5 milionë lira turke, rreth 246,500 euro.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës Ahbap për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njoftonte Demiral. /abcnews.al