Demiral, 6-7 muaj jashtë fushave - Gazeta Express
string(31) "demiral-6-7-muaj-jashte-fushave"

Demiral, 6-7 muaj jashtë fushave

Gazeta Express

14/01/2020 23:28

Juventusi ka konfirmuar që Merih Demiral do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri shtatë muaj pas operimit që i ka bërë ligamentit të gjurit

Zonja e vjetër ka raportuer në faqen e tyre zyrtare se intervenimi në turkun është bërë në klinikën Hochrum në Inssbruck dhe ka shkuar tërësisht mirë.

Lexo Edhe:

Deklarata thotë se Demiral “i është shtruar operimit të ligamentit të gjurit dhe meniskut leteral të gjurit të majtë”.

Demiral e shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Juves në Stadio Olimpico kundër Romës, ku u lëndua edhe Nicolo Zaniolo me të njëjtin lëndim.

Mbrojtësi turk e kishte lënë pothuajse jashtë nënshkrimin e ri të Juves,  Matthijs de Ligt derisa është përfolur se është synim i disa klubeve në Europë që ishin të interesuar për shërbimet e tij. /GazetaExpress/