Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis - Gazeta Express
string(57) "demi-moore-flet-per-gjendjen-shendetesore-te-bruce-willis"

Rozë

Gazeta Express

13/02/2024 11:00

Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis

Rozë

Gazeta Express

13/02/2024 11:00

Edhe pse janë ndarë prej më shumë se 20 vitesh, Bruce Willis dhe Demi Moore mbeten miq të mirë edhe sot e kësaj ditë.

Gjatë promovimit të serialit të saj të fundit ““Feud: Capote vs. The Swans”, aktorja amerikane zbuloi të rejat e fundit rreth shëndetit të ish-bashkëshortit.

Lexo Edhe:

“Mendoj, se duke parë atë që po kalon, është mjaft mirë”, tha Moore gjatë një interviste në një emision televiziv në SHBA.

Në vitin 2022, u deklarua se heroi i filmave aksion do të ndërpriste karrierën për shkak të problemeve shëndetësore. Më vonë ai u diagnostikua me demencë frontotemporale, një sëmundje që dëmton trurin në mënyrë progresive.

Moore dhe Willis u divorcuan në vitin 2000 dhe kanë 3 vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah.

“Ua them edhe vajzave, është e rëndësishme që të takohemi kudo që jemi dhe të mos mendojmë për gjërat e këqija”, tha Moore.

Pas ndarjes nga Demi Moore, Willis u martua me Emma Heming, me të cilën ka 2 vajza të vogla./A2CNN