Demhasaj: Pamje "historike", Kurti dëshmon në gjykatë për një kërcënim, ama për korrupsion s'bën me deshmu në Prokurori se s'ka kohë - Gazeta Express
string(125) "demhasaj-pamje-historike-kurti-deshmon-ne-gjykate-per-nje-kercenim-ama-per-korrupsion-sben-me-deshmu-ne-prokurori-se-ska-kohe"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:11

Demhasaj: Pamje “historike”, Kurti dëshmon në gjykatë për një kërcënim, ama për korrupsion s’bën me deshmu në Prokurori se s’ka kohë

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:11

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj i quajti me ironi “pamje historike” ato të paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen se e kërcënuan atë.

Demhasaj përmendi faktin që Kurti i ka shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të Prokurorisë Speciale dhe një urdhër gjyqësor për të dhënë dëshmi për një rast të keqpërdorimit me rezerva shtetërore.

“Pamje “historike” – Kryeministri në detyrë/Deputeti Kurti, dëshmon në gjykatë për një kërcënim! Ama për aferat me miliona e miliona euro, tendera, korrupsion nuk bën me shku me deshmu në Prokurorin Speciale… aty s’ka kohë me u paraqit, se qenka shumë i zënë me “drejtësi selektive”!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Luja Albin, luja… Luja popullit sa të mundesh! 🎭“, shtoi Demhasaj.