Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit në Australi 4.5 milionë dollarë - Gazeta Express
string(70) "demet-nga-zjarret-i-kushtojne-turizmit-ne-australi-4-5-milione-dollare"

Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit në Australi 4.5 milionë dollarë

Gazeta Express

17/01/2020 23:08

Kostot nga zjarret në sektorin e turizmit në vend do të jetë së paku 4,5 miliardë dollarë deri në fund të vitit, duke bërë vlerësime fillestare, sipas një raporti të ri.

Këshilli Australian i Eksportit të Turizmit me qendër në Sidnej (ATEC), organi kryesor i industrisë që përfaqëson sektorin e eksportit të turizmit të Australisë, bëri një studim të ri.

Lexo Edhe:

ATEC deklaroi se sipas studimit, numri i prenotimeve është ulur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar, me një kosto 4,5 miliardë dollarë në industri, deklaroi sot ATEC.

Të paktën 70% e 850 anëtarëve të ATEC regjistruan një numër të konsiderueshëm anulimesh udhëtimi në Australi nga vizitorët ndërkombëtarë, deklaroi Peter Shelley, drejtori menaxhues i ATEC-së.