Dëme të mëdha nga zjarret në Mamurras, u rrezikuan 5 banesa. Situata tani është në kontroll - Gazeta Express
string(89) "deme-te-medha-nga-zjarret-ne-mamurras-u-rrezikuan-5-banesa-situata-tani-eshte-ne-kontroll"

Dëme të mëdha nga zjarret në Mamurras, u rrezikuan 5 banesa. Situata tani është në kontroll

Ballina

Gazeta Express

02/08/2021 8:34

Pas disa orësh janë vënë nën kontroll 2 vatrat e fuqishme të zjarrit në zonën e Mamurrasit, që rrezikuan 5 banesa. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara e cila thotë se ndonëse vatrat janë vënë nën kontroll kanë lënë pas dëme të mëdha.

Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha. Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer”, shkruan ajo.

Lexo Edhe:

Sipas kryetares së bashkisë Kurbin zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa u bën thirrje organeve kompetente të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë”.

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet kritike, ku vatrat e zjarrit më kritike janë në Vlorë.