Demë Goga dhe piratët rreth tij - Gazeta Express
string(31) "deme-goga-dhe-piratet-rreth-tij"

Gazeta Express

09/03/2020 10:36

Demë Goga dhe piratët rreth tij

Gazeta Express

09/03/2020 10:36

Ç’është demagogjia? Shpesh jam zënë ngushtë nga miq kur e kam quajtur Albin Kurtin Demë Goga, pra demagog. Unë rëndom nuk etiketoj pa ia analizuar profilin dikujt – natyrisht në sajë të sjelljeve afatgjate të politikanit. Që miqve të mi virtual t’u hiqet nga tyta pseudoargumenti se nuk më pëlqyeka frizura e tij po e shkruaj këtë sqarim si për shkollarët.

Etimologjia sqaron termin dyfjalësh kështu: δῆμος (dēmos) dhe ἄγειν (agein) që donë të thotë: udhëheqës populli.

Lexo Edhe:

Perikleu (490-429) ishte demagog. Krenohej me titullin ngase në antikë – në fillimet e tij – ai kishte kuptim pozitiv: i tillë konsiderohej retori që bindte pozitivisht masat të marrin vendime konform interesave të tyre. Thukydídēs (454 – 396 – Θουκυδίδης) të tillë e quajti Kleonin. Por në kontekstin negativ.

Kleoni sipas Thukydídēs dhe Aristophanes keqpërdorte aftësitë e tij retorike për të përvetësuar masat me premtime boshe, joreale. Kleoni kishte një poltiikë agresive dhe gjithmonë luftarake. Saherë spartanët i vinin me ndonjë ofertë paqeje ai i rrëmbente duke ua ndërsyer masat pas, të cilat e ndiqnin verbërisht. Pas një fitoreje (Beteja e Sfakaterisë 425) iu rrit fama dhe pushteti. Në betejën e Amfipolisit (421) u vra. Historianët e kohës i hynë në hak edhe ngase kishte origjinë nga një familje „barbare“ (si të huaj) dhe të varfër. E vetmja armë e tij ishte retorika dhe martesa me një zonjë athinase të pasur. Arthur Geoffrey Woodhead (Thucydides’ Portrait of Cleon, 1960), mirëpo na i heq dilemat rreth Kleonit: ai ishte një demagog që mbajti rajonin në flakë dhe mjerim ngase, siç shkruhet, ishte demagog. Demagog negativ. Në mënyrë masive – si luftë zyrtare e organizuar kundër demagogëve – lufta kundër politikanëve të formatit zanafillën ka nga „Edikti projsian“ i vitit 1819, i cili urdhëronte suspendimin e gjithë profesorëve, nëpunësve dhe konsistorëve shkollave, universiteteve dhe institucioneve tjera, të llojit pra e mirë që merreshin me nxitje të masave për interesa personale ose ideologjike. Në shekullin 20 si demagog u kualifikuan sidomos fashistët dhe nacionalsocialistët sipas diktumit mbi demagogun „Është ai që bën manipulim agresiv të personave tjerë për interesa politike“.

Sot në çdo leksikon qëndron ky kondensat sqarues, si këtu në Brockhaus:

„Inkurajimi dhe nxitja e një numri të madh njerëzish për të arritur qëllimet personale apo grupore politike, nëpërmjet agjitacionit të paskrupullt, gënjeshtrave ose pretendimeve të paprovuara“.

1. Boshti i ideologjisë së LVV-së ishte ideali i Bashkimit Kombëtar. Si pasojë e së cilës politikë fyhej kushtetuta athisariane dhe simbolika shtetërore jo në përputhshmëri me simbolet kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

2. Narrativë kryesore e Kurtit ishte protesta kundër gjunjëzimit të Kosovës përballë Serbisë nëpërmjet një dialogu poshtërues.

3. Korrupsioni – narrativë tjetër thelbësore e LVV-së. Ai thoshte nateditë se primatët në pushtet janë të gjithë të korruptuar. Konkretisht: Isa Mustafa, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Limaj dhe kompani dhe (t’i lëmë gazetarët që donin t’i heqin zvarrë) të gjithë do të përfundonin në burg sapo ai të vinte në pushtet.

Realpolitika:

1. Bashkimi Kombëtar qoftë sipas retorikës së atëhershme e qoftë sipas veprimtarisë së sotshme të liderit në fjalë as si ideal nuk përmendet. Përkundrazi, paralajmërohen lëshime ndaj Serbisë që asnjë kastë tjetër politike para tij nuk i guxonte dot. Nuk i bënte ngase pushtetin e kishin (qoftë edhe mentalisht) të kufizuar vetëm brenda Kosovës e jo edhe mbi Republikën e Shqipërisë. Simbolika që refuzonte dje, sot është pëlhurë puthjeje e ceremonie. Sipas kushtetutës athisariane funksionon dhe as që ka ndonjë ide (blasfemie) për prekjen e saj.

2. Me këste apo pa të Kurti do ta heqë taksën. E tha dhe e nisi. Për ndonjë format më ndryshe të dialogut nuk i është ofruar koncept shoqërisë as sa ishte në opozitë e as tash. Fjalimet dhe kollumnat mediave ndërkombëtare apo kombëtare vazhdojnë të jenë retorikë demagogu nëse ato nuk implementohen në programin qeveritar. Adresa se donë të shkosh me BE apo me Amerikë nuk e zbehin këtë argument. Qëllimi final është vula: Kurti donë dialog me Serbinë dhe atë si …

3. Cili Komision, cila instancë merret me dosjet për të ndjekur primatët në sajë të difamimit të të cilëve erdhi LVV në pushtet? Ka ndonjë procedurë kundër Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe tjerëve? Ku janë faktet dhe ku janë iniciativat? Nuk i ka.

Gënjeu, mashtroi dhe fitoi. Kështu ia bëri edhe Kleoni.

1. Nxiti masat me idealin e Bashkimit Kombëtar edhe pse e dinte se në formën siç pretendonte LVV ishte i pamundshëm, ngase shqiptarët nuk e kanë asnjë fuqi minimale për të konfiguruar kufij e procese të përmasave rajonale. Mashtroi për vota. Nuk e kishte për simbole dhe kushtetutën pasi kur i erdhi radha për pushtet u betua mbi ato.

2. Është i gatshëm për dialog pa vënë kushte që do ta dallonin nga tjerët: kushtëzon dialogun me të pagjeturit, me kërkimfaljen apo me ndonjë „kauzë“ që e kishte gjatë qenies në opozitë?

3. Nuk ka asnjë fakt të vetëm për korruptimin e primatëve, përkundrazi bëri koalicione me ta dhe shkon e takohet për ta „shpëtuar“ atdheun.

Tash ca fjalë me militantët e tij agresivë: Ai bën demagogun për pushtet jo për një kosh kashtë. LVV ka pasur agjitatorë shumë e shumë më perfid e më të përgatitur se ju që keni mbetur sot. Ne që kritikojmë kemi mbetur të njëjtët dhe nuk shitemi as për 150 Euro e as për 1 milion e 500 mijë euro, ngase kemi dinjitet, integritet personal dhe parasë-gjithash jemi Subjekte. Se Kurti është demagog nuk e demantoni dot. Edh epo cofët nateditë rrjetit. Jo se tjerët s’janë, por ishin më të zgjuar se ai dhe se ju fallangat e mjera në tru e në socialitet.

Për gjithçka mund të na mësoni ne që kemi kaluar jetën në ish-Jugosllavi dhe pastaj e deri sot për një gjë jo: e ndiejmë demagogun ende pa dalë nga zgafella e tij.

Apo doni t’a ftojë një mësues timin të pikturës që është këndej që t’iu vizatoj sa më qartë.

Albin Kurti është demagog!