Paris Saint-Germain e ka dhënë një demonstrim force në “Le Classique”, duke e mposhtur rivalin historik Olympique Marseille me rezultat të thellë 5-0.
Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Ousmane Dembélé, i cili me dy gola dhe një paraqitje brilante e udhëhoqi PSG-në drejt një fitoreje spektakolare, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi francez e zhbllokoi rezultatin herët, duke i dhënë qetësi ekipit të Luis Enrique, ndërsa më pas e realizoi edhe golin e dytë me një aksion individual që ndezi tifozët në “Parc des Princes”.
Dominimi i parisienëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Marseille nuk arriti të reagojë.
Golat e tjerë për PSG-në u shënuan pas një autogoli të mbrojtjes mysafire, ndërsa Kvaratskhelia dhe Lee Kang-in e vulosën rezultatin përfundimtar 5-0, në një nga humbjet më të rënda të Marseillet në vitet e fundit ndaj rivalit të përjetshëm.
Pas ndeshjes, Dembélé u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës:
“Kjo fitore është shumë e rëndësishme. Tifozët tanë do të zgjohen me buzëqeshje. Po punojmë mirë dhe duam të vazhdojmë kështu.”
Me këtë fitore bindëse, PSG rikthehet në krye të Ligue 1, duke e konfirmuar formën e lartë dhe ambiciet për titullin kampion, ndërsa Marseille mbetet nën presion pas një paraqitjeje zhgënjyese. /Gazeta Express