Dembélé në dyshim për përballjen ndaj Bayern Munichut - Gazeta Express
string(53) "dembele-ne-dyshim-per-perballjen-ndaj-bayern-munichut"

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 12:05

Dembélé në dyshim për përballjen ndaj Bayern Munichut

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 12:05

Shqetësime për PSG-në para ndeshjes kryesore të javës në Ligën e Kampionëve. Fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë“, Ousmane Dembélé, mund të mungojë në sfidën e xhiros së katërt të fazës së grupeve, ku Paris Saint-Germain përballet me skuadrën Bayern Munich.

Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Équipe, 28-vjeçari ka probleme me kofshën dhe nuk është ende në formë të plotë fizike. Dembélé u lëndua në shtator dhe vetëm së fundmi është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Sulmuesi francez bëri rikthimin e tij para dy javësh, në fitoren bindëse 7–2 ndaj Bayer Leverkusenit, por deri më tani nuk ka arritur të luajë 90 minuta të plota. Për këtë arsye, është e pamundur që ai të startojë nga minuta e parë në përballjen ndaj katalanasve.

Trajneri Luis Enrique pritet të tregohet i kujdesshëm me lojtarin, duke e lënë në stol për të shmangur një rikthim të mundshëm të lëndimit.

/GazetaExpress/