Dembele: Ne besuam, taktikat e Enriques ishin perfekte - Gazeta Express
string(52) "dembele-ne-besuam-taktikat-e-enriques-ishin-perfekte"

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 23:26

Dembele: Ne besuam, taktikat e Enriques ishin perfekte

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 23:26

Paris Saint-Germaini eliminoi sonte Barcelonën nga Liga e Kampionëve, për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi si mysafire me rezultatin 1:4, teksa tutje kaloi me rezultatin e përgjithshëm 4:6, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Autori i golit të parë për parisienët, Ousmane Dembele, pas ndeshjes tha se të gjithë besuan se mund të kualifikoheshin tutje.

Ai gjithashtu lavdëroi trajnerin e skuadrës.

“Të gjithë besuam (se mund të kualifikoheshim), edhe nëse e humbnim ndeshjen e parë 3:2. Nuk u dorëzuam, e dinim se do të shënonim gola këtu. Një ndryshim i madh nga i gjithë ekipi. Kemi punuar gjithë javën taktikisht me trajnerin. Taktikat e tij ishin perfekte. Edhe pse pranuam golin e parë, nuk e ulëm kokën. Ne vazhduam të besojmë”, tha Dembele për “Canal+”.

“Është një gjë e madhe. Herën e fundit që ishim në gjysmëfinale, arritëm në finale dhe po kryqëzojmë gishtat se mund të bëjmë të njëjtën gjë këtë vit dhe të arrijmë në ‘Wembley’. Ne do të duhet të rikuperohemi në kohë për Lyonin në fundjavë, pastaj do të shohim përpara për gjysmëfinale”, shtoi ai.

Ousmane Dembele u zgjodh “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA.

Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale do të takohet me Borussia Dortmundin, që sonte eliminoi Atletico Madridin. /Gazeta Express/