Dembele dhe dy lojtarë të lënduar të PSG-së do të jenë prezentë sonte tek Topi i Artë - Gazeta Express
string(85) "dembele-dhe-dy-lojtare-te-lenduar-te-psg-se-do-te-jene-prezente-sonte-tek-topi-i-arte"

Sport

Gazeta Express

22/09/2025 11:08

Dembele dhe dy lojtarë të lënduar të PSG-së do të jenë prezentë sonte tek Topi i Artë

Sport

Gazeta Express

22/09/2025 11:08

Teatri “Châtelet” në Paris do ta presë sonte ceremoninë e Topit të Artë, në një edicion i cili do ta shohë Paris Saint-Germainin si protagonist absolut.

Ousmane Dembélé, i parë si favorit i madh pas një sezoni të jashtëzakonshëm, si në numra ashtu edhe në trofe, mund të bëhet mbret i futbollit botëror, edhe pse as brenda klubit parisien nuk janë në gjendje të thonë se kjo do të ndodhë sigurt.

Organizatori “France Football” e mban në sekret maksimal fituesin e çmimit, njëjtë siç ndodhi edhe vitin e kaluar kur triumfoi Rodri ndaj Vinicius dhe kjo ishte bërë e ditur vetëm pak orë para ceremonisë, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo ishte një goditje e rëndë për Real Madridin, i cili kishte vendosur ta bojkotonte ceremoninë dhe “Los Blancos” nuk do të marrin pjesë as sonte përkundër faktit se Kylian Mbappé është kandidat për të përfunduar në podium.

PSG-ja do të jetë e përfaqësuar vetëm nga Dembele dhe nga shokët e skuadrës (të lënduar si ai) Doué e Joao Neves, derisa pjesa tjetër e ekipit do të zbresë në fushë për ndeshjen kundër Olympique Marseille, e shtyrë për shkak të motit të keq.

Përpos këtij çmimi, klubi francez llogarit në trofe të tjerë: ish-portieri Gigi Donnarumma është favorit për çmimin “Yashin” si portieri më i mirë, Doué është favorit për “Trofeo Kopa” si lojtari më i mirë i ri, kurse Luis Enrique pritet ta fitojë çmimin e Trajnerit të Vitit pasi i fitoi pothuajse krejt trofetë e mundshëm në sezonin e kaluar përpos Botërorit të Klubeve, ku u mposht në finale nga Chelsea.

Ndërkohë, lojtarët si Hakimi, Nuno Mendes, Vitinha e Fabián Ruiz synojnë të përfshihen në 11-shen ideale të vitit. Një dominim thuajse absolut i parisienëve. /Gazeta Express