Dembele dëshiron transferimin në Juventus - Gazeta Express

Dembele dëshiron transferimin në Juventus

Sport

Gazeta Express

03/06/2020 11:16

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, raportohet se dëshiron të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës. “Zonja e Vjetër” tani është duke i shqyrtuar të gjithë mundësitë për këtë transferim.

Bardhezinjtë dhe katalonasit kanë qenë duke negociuar për një shkëmbim potencial mes mesfushorëve Miralem Pjanic dhe Arthur Melo gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se Dembele e ka kapur vëmendjen e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paraticit, dhe gazeta pretendon se lojtari tashmë i ka thënë “Po” transferimit në Allianz Stadium

Pasi që edhe Federico Bernardeschi është duke e kërkuar largimin nga Juventusi dhe Juan Cuadrado operon më së shumti në mbrojtje, Dembele mund të gjejë vend në fazën e sulmit të skuadrës së Maurizio Sarrit.

Megjithatë, sulmuesi anësor francez, i cili ka pësuar lëndime të shumta që nga transferimi i tij në Camp Nou, s’do ta ketë të lehtë ta sigurojë këtë transferim, pasi që Juventusi mund të dorëzohet shkaku i çmimit të tij të lartë.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona nuk është e gatshme ta shesë Dembelen për çmim më të ulët dhe dy palët mund të pajtohen fillimisht për huazimin e tij. /Gazeta Express/