Demantohet gënjeshtra e Izet Mexhitit: Stoilkoviç ka në kompetencë Marrëveshjen e Ohrit, gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(100) "demantohet-genjeshtra-e-izet-mexhitit-stoilkovic-ka-ne-kompetence-marreveshjen-e-ohrit-gjuhen-shqipe"

Demantohet gënjeshtra e Izet Mexhitit: Stoilkoviç ka në kompetencë Marrëveshjen e Ohrit, gjuhën shqipe

Ballina

Gazeta Express

17/06/2024 21:31

Qytetarë në rrjetet sociale po shpërndajnë një tekst me të cilin demantojnë pretendimin e pasaktë të Izet Mexhitit në mbrojtje të seebit Ivan Stoilkoviç i cili shquhet për qëndrimet e tija pro Putin dhe Vuçiç dhe së fundmi do të zëvendësojë Artan Grubin në Ministrinë që ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Etja për pushtet të errëson sytë dhe mendjen.

Lexo Edhe:

Beteja jonë për legjimitet, nuk është betejë për pushtet, por për dinjitet.

Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik.

Ministria për marrëdhënie midis bashkësive e ka në kompetencë të plotë MARRËVESHJEN E OHRIT, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.

E para, e pranon që partner i tij qeverisës dhe koleg në qeveri është putinisti dhe vuçisti Stoilkoviç. Izeti nuk ka fuqi ta ndalon politikanij pro Putin dhe Vuçiç të jetë partner i tij.

Stoilkoviç thotë: Kosova është serbi.

Stoilkoviç do të ulet në vendin e Artan Grubit, Sadulla Durakut, Hazbi Likës, Abdilaqim Ademit, Musa Xhaferit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit.

E dyta, nuk ekziston ministri e themeluar në vitin 2008.

E treta, nuk ekziston ministri për komunitetet ndër 20%, ndoshta flet për agjencionin për komunitetet më të vogla se 10% dhe nuk e di që asnjëherë ska patur ministri të tillë.

E katërta, Ministra për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve u themelua në vitin 2019 dhe trashëgoi Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

E pesta, këtë ministri, VMRO DPMNE e riemëroi në Ministri për marrëdhënie midis Bashkësive.

E gjashta, nga 25 anëtarë të kabinetit të propozuar qeveritar, VREDI ka marrë 5, nga të cilat 3 janë për burek sipas kompetencave dhe portofolit.

E shtata, Mickovski dje për Bajram tha që 3/4 ose 75% të pozitave të shqiptarëve që i kanë patur deri sot, i ka rikthyer.

E teta, VMRO sa po ju qortoi për kombëtarën, a iu përgjigje, o Izet?

E nënta, nuk tu dëgjua zëri për “makedonski albanci”

E dhjeta, a do të zgjidhesh ministër i punëve të brendshme siç premtove?

E njëmbëdhjeta, a e formuat ministrinë e diasporës, bankën shqiptare, a i ndatë nga 10.000 € për secilin qytetarë?

E dymbëdhjeta, ç’të lidh ty me ambientin, ekologjinë, kur e katandise Çairin në lagje të pabanueshme?

Kur s’ke themel, lëkundësh lehtë.

Vazaliteti të bën shërbëtor, mungesa e legjitimitetit të bën mashtrues të vullnetit të popullit.” Shkruhet në reagimet publike në Facebook.