Demaku: Thaçi i hapi rrugën Speciales për të treguar se UÇK-ja s’ka çka të fshehë – për drejtësi përnjëmend - Gazeta Express
string(103) "demaku-thaci-i-hapi-rrugen-speciales-per-te-treguar-se-uck-ja-ska-cka-te-fshehe-per-drejtesi-pernjemend"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:30

Demaku: Thaçi i hapi rrugën Speciales për të treguar se UÇK-ja s’ka çka të fshehë – për drejtësi përnjëmend

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka mbrojtur vendimin e ish-Presidentit Hashim Thaçi për t’u hapur rrugën krijimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, ky hap nga Thaçi u ndërmor për të dëshmuar para bashkësisë ndërkombëtare se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte zhvilluar një luftë të drejtë dhe çlirimtare.

Ai shtoi se përmes kësaj qasjeje, Thaçi ka synuar të tregojë se Kosova nuk i frikësohet drejtësisë – për aq kohë sa ajo është e vërtetë dhe e paanshme.

“Partia Demokratike dhe zoti Thaçi ka dashur të dërgojë mesazhin e qartë: që Kosova nuk ka çka të fshehë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka çka të fshehë. Ka bërë një luftë të drejtë, ka bërë luftë për liri, ka bërë një luftë për të shpëtuar popullin e saj. Ky ka qenë mesazhi për t’iu kundërpërgjigjur kërkesës që është bërë për t’u formuar Gjykata ndaj bashkësisë ndërkombëtare, që ne nuk frikësohemi sepse nuk kemi bërë krime dhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi me një drejtësi – ama me një drejtësi përnjëmend.” – tha Demaku në “RTK”